Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko iu ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të “mbyllin qiellin” mbi Ukrainën. Në një intervistë për BBC ajo tha se Ukraina “vlerësoi sanksionet e ashpra” të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por tha se shteti i saj kërkon “ndihmë serioze”.
“Ndihma është që të mbyllet qielli mbi Ukrainë”, tha ajo.
Kur u pyet nëse ishte dakord që kërkesa nga NATO për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të përshkallëzonte situatën, siç kanë argumentuar fuqitë e aleancës, ajo tha se “nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s” dhe këmbënguli se kjo mund të bëhet përmes koalicioneve të vendet përreth Ukrainës.
Ish-kryeministrja kërkoi gjithashtu që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë.