Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Mziut në SPAK.
Kujtojmë se pasardhësi i tij kryebashkiaku socialist Rakip Suli e ka paditur Mziun për “shpërdorim detyre”, në janar të vitit 2021. Mësohet se akuza ka të bëj me një leje ndërtimi që ish-kryebashkiaku i PD-së kishte dhënë për ndërtimin e një therrtoreje në Laknas, por nuk dihet nëse ka lidhje me paraqitjen e deputetit demokrat sot në prokurori.