Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i jep lamtumirën McDonald’s, duke deklaruar se ata dinë të gatuajnë shumë mirë “panine dhe kotoleta”.
Aktualisht në pozicionin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit shkruan në faqen e tij në “Vkontakt”: “Lamtumirë McDonald’s! Në Rusi dinë të gatuajnë panine dhe kotoleta, madje dhe shumë të shijshme!”
Më herët drejtori i Përgjithshëm i McDonald’s lajmëroi se do të mbyllte të 850 restorantet në të gjithë Rusinë, ku punojnë 62 mijë njerëz, si pjesë e sanksioneve të perëndimit të vendosura nga Rusia pas agresionit të kësaj të fundit në Ukrainë.