Korçë- Mëngjesin e sotëm janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në lagjen 17, e quajtur si lagjia e Radenecit. Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në lagjen 17, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë.
“Nuk e pamë kush qëlloi se unë dhe gruaja jemi pleq, jetojmë këtu përballë po nuk dalim nga shtëpia”,- tha njëri prej banorëve.
Ndërsa një tjetër dëshmitare u shpreh: “Ishin 4 persona që po qëllonin ja mu këtu poshtë ballkonit tim. I pashë që hynin në makinë të iknin. Ishin me makinë të bardhë, të rinj në moshë, por nuk e fiksova targën. Po nuk bëhet kështu se mu tremb edhe djali që e kam të sëmurë”,- tha ajo.
Sakaq, policia e Korçës thotë se e ka identifikuar autorin, por dëshmitarët thonë se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm.