DURRËS– Ditë zie për aktorin e njohur të humorit Muharrem Hoxha.
Fatkeqësisht bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha ka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19. Hoxha do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në varrezat e vjetra të Durrësit.
Çifti i bashkëshortëve ishin zhvendosur në Pogradec që nga fillimi i pandemisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por ishte pikërisht ky virus që i mori jetën njërit prej tyre dhe i ndau nga kjo botë.