Këngëtarja Fjolla Morina, e cila po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u kap me dy pistoleta në doganën e Morinës, më 19 shtator 2020, rezulton se nuk është në banesë.
Policia kishte shkuar për kontroll në banesën që ajo ka marrë me qira në Kukës, ku po qëndron me arrest shtëpie. Por gjatë ditës së sotme, policia nuk e ka gjetur në apartament këngëtaren, mësohet nga burime të tvklan.al.
Mësohet se policia është duke e kërkuar këngëtaren, ndaj së cilës ka një proces gjyqësor.
Këngëtarja u arrestua në doganën e Morinës duke hyrë në Shqipëri, pasi në makinë iu gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë. Bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë në shtator 2020, por akuza për ta u pushua, ndërsa procesi gjyqësor vijoi vetëm për Fjolla Morinën.