Një 34-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim nga ana e Policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Mbi të rëndon vepra penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do ti duhet të përballet me drejtësinë.