SHBA– Nusret Goçke, kuzhinieri i njohur turk ndryshe si ‘salt bae’ ka ‘rezervuar’ përjetë tavolinën në restorantin e tij luksoz, aty ku konsumonte vaktin e tij legjenda e futbollit Diego Armando Maradona.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Nusret shpreson që Maradona të prehet në paqe teksa shkruan se tavolina që rezervonte gjithmonë, do të mbetet duke e pritur.
“Kjo ishte tavolina jote e preferuar Maradona. Tavolina është rezervuar gjithmonë për ty. U prehsh në paqe legjendë,”- shkruan Nusret.