Tre shqiptarë janë arrestuar për vdekjen e Roberto Mottura, 50-vjeçarit që tentoi të ndalonte hajdutët në shtëpinë e tij në Piossasco natën midis 8 dhe 9 qershorit të këtij viti.
I goditur në arterien femorale, arkitekti e humbi jetën para syve të gruas dhe djalit të tij 12 vjeç.
Të tre të arrestuarit janë shqiptarë dhe nga provat e mbledhura nga hetuesit konfirmohet se ishte një grabitje që përfundoi keq: pas arrestimit, tani, pritet vendimi i gjyqtarit hetues.
Tre shqiptarët, të verifikuar nga qarqet hetimore, ishin me qëndrim të parregullt dhe njëri madje me urdhër dëbimi.
Sipas mediave italiane, ky është një rast tjetër, që turpëron Ministrinë e Brendshme të Italisë: krime të dhunshme, vrasje nga banditë që teknikisht nuk duhej të qëndronin më në Itali.
Operacioni u krye nga komanda e kompanisë së Moncalieri të udhëhequr nga major Marco D’Aleo dhe nga karabinierët e Torinos.
Menjëherë pas arrestimit, fjalët e Enrico Mottura, vëllait të Robertos ishin: “Tani karabinierët më njoftuan se i kapën. Vrasësit e vëllait tim u arrestuan dhe tani shpresoj të kalbet në burg”.
Dhe shtoi: “Unë me të vërtetë shpresoj se kjo histori ka ardhur në një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm”, shtoi ai për La Stampa. “Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që shkuan të armatosur. Por mendoni pak: për një vjedhje ata vrasin një person për të marrë nja katër gjëra. E gjithë kjo është e çmendur”, theksoi ai.
Kur pyetet nëse është i kënaqur, Enrico Mottura u përgjigj: “Po, sigurisht. Edhe nëse, në fund, kjo është një kënaqësi e dobët, shumë e pakët. Sepse vëllai im nuk është më dhe atje është një familje e shkatërruar nga gjithçka. Ka dhimbje Të paktën ata njerëz nuk janë më aty për të bërë më shumë dëm. Tani ata janë të mbyllur në një qeli dhe do të qëndrojnë atje, shpresoj .
Por për të kthyer faqen do të duhet pak kohë. Rruga është ende shumë e gjatë. Dhe pastaj do të na duhet të mbështesim babanë dhe nënën time: ata kanë humbur një fëmijë. Ata janë të moshuar, ishte një goditje shumë e rëndë për të gjithë , sigurisht, por për ta në veçanti. “, përfundon ai.
Babai i Robertos.