Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar pozitivë 17,992 persona, ndërsa 674 pacientë kanë gjetur vdekjen si pasojë e infeksionit COVID.
Dje infeksionet ishin 18,236 (nga 185,320 testime të kryera), 683 të vdekur. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22,272, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 1,226,086 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i njerëzve të shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në 24 orët e fundit ka rënë në 2,819, 36 më pak që nga dje. Kurse numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital me simptoma është në rënie dhe regjistrohet 25,769.
Rajonet me numrin më të lartë të rasteve të reja janë Veneto (+4.211), Lombardia (+2.744) dhe Emilia-Romagna (+1.745). Raporti pozitiv i shtupave shkon përsëri në 10% (dje ishte 9.8%).