Për miliona qytetarë të Italisë nga kjo e hënë do të rikthehet bllokimi i rreptë për shkak të Covid-19. Megjithatë pak përpara nisjes së lockdown-it, portës hyrëse të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Romë i është vënë flaka. Ndaj godinës është hedhur lëndë djegëse e qëllimshme duke i vënë flakën portës kryesore, e cila është dëmtuar plotësisht. Tymi djegës ka përfshirë godinën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
“Të papranueshme këto akte intimiduese. .. armiku është virusi e jo ata që impenjohen për ta luftuar”, thuhet në reagimin e ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.