Plot 24,099 raste të reja me COVID-19 janë evidentuar në Itali, në 24 orët e fundit, krahasuar me kur u shënuan 23,225 raste.
Fatkeqësisht gjatë këtyre orëve kanë humbur jetën 814 persona, një numër ky më i vogël krahasuar me dje kur u shënuan 993 viktima.
Kështu në total numri i viktimave ka shkuar në 58,152.
Në nivelin territorial, rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve janë Lombardia (4,533), Veneto (3,708), Emilia Romagna (2,143), Piemonte (2,132) dhe Lazio (1,831).