41-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan njihej me dy emra. Njëri nga identitetet ishte Everest Çaka dhe tjetri Ibrahim Çaka. Burime bëjnë po ashtu të ditur se viktimës i zunë pritë në shtëpinë e bashkëshortes. Silavana Çaka është banore e zonës ku ndodhi ngjarja.
Si ndodhi ngjarja
Ishte ora rreth 20:10 dhe sapo kishte rënë nata kur Everest Çakës iu bë pritë duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor. Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
gruaja e viktimës që e alarmuar ka dalë me shpejtësi nga makina duke kërkuar ndihmën e banorëve të zonës për të njohur policinë dhe ambulancën, që pavarësisht përpjekjes nuk arritën që të mbanin në jetë bashkëshortin e saj.