Tiranë- Finalizohet operacioni policor “Vllahina”, ku u vu në pranga 36- vjeçarit të cilit iu gjetën 22 kg kanabis, 2130 fara kanabisi dhe mucione luftarake. 36- vjeçari me inicialet N.I, banues në fshatin Kropisht, në Vlorë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Njoftimi i policise
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Vllahina”. Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2130 fara kanabisi dhe municion luftarak. Vihet në pranga 36-vjeçari, poseduesi i tyre. Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”. Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.