• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Izolimi i Rusisë nuk është as në fuqinë, dhe as në interesin e Perëndimit

03/05/2022
in Botë
0
Izolimi i Rusisë nuk është as në fuqinë, dhe as në interesin e Perëndimit

Ndërsa bota u trondit nga pushtimit rus i Ukrainës, një pyetje mbeti pa përgjigje. Në emër të kujt u shpall lufta? A janë shumica e rusëve peng i ambicieve perandorake të Vladimir Putinit, apo shoqëria ruse është në një mendje me idetë e këtij të fundit?

Gjatë ditëve të para të pushtimit, shumica e evropianëve anuan nga “teoria e pengjeve” dhe prisnin që rusët e zakonshëm të shprehnin kundërshtimin e tyre. U desh zbulimi i mizorive të pakuptueshme në Buça që opinioni publik të ndryshonte, duke e rikonceptuar luftën e Putinit si luftën e Rusisë.

Kontrolli total i medias nga Kremlini dhe shtypja në rritje, nuk ishin më të mjaftueshme për të shpjeguar, dhe lëre më pastaj të justifikuar, heshtjen e shoqërisë ruse. A nuk e dinin rusët të vërtetën për Buçën apo nuk donin ta dinin?

Shumë evropianë u indinjuan nga mënyra se si qytetarët rusë gëlltitnin me zor dhe mbyllnin sytë para barbarizmit të ushtrisë së tyre. Pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986, përreth zonës së reaktorit që shpërtheu u krijua një “zonë përjashtimi”.

Për evropianët dhe për mendësinë politike perëndimore në përgjithësi, Rusia është shndërruar sot në një “Çernobil gjeopolitik”: një vend i katastrofës morale, një vend i rrezikshëm që duhet izoluar në maksimum. Dhe sot, shumë evropianë po ëndërrojnë për një botë pa Rusinë.

Në imagjinatën e tyre, Perëndimi nuk konsumon më burimet energjetike të Rusisë. Kontaktet kulturore janë ndërprerë dhe janë fortifikuar ndërkohë kufijtë e Evropës. Duket sikur Rusia është zhdukur nga harta. Edhe drejtuesit patologjikisht optimistë të biznesit, shohin pak gjasa për të ri–investuar në tregjet ruse gjatë viteve të ardhshme.

Dhe ndërsa Putini mbetet në pushtet, një lehtësim i konsiderueshëm i sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë duket një perspektivë e largët. Shumë politikë-bërës perëndimorë kanë hequr tashmë dorë nga shpresa për një ndryshim thelbësor të gjërave në Rusi. Në vend të kësaj, ata po fokusohen në masat që synojnë kufizimin e aftësisë së këtij vendi për të arritur objektivat e politikës së jashtme.

Por çdo përpjekje për ta izoluar Rusinë do të ishte shumë e ndryshme nga politika e Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë për frenimin e Bashkimit Sovjetik. Siç e konceptoi dikur Xhorxh Kenan, frenimi bazohej në supozimin se me kalimin e kohës, regjimi sovjetik ishte i destinuar të shembej për shkak të kontradiktave të tij të brendshme.

Një izolim si ai i Çernobilit, do të supozonte se Rusia nuk mund të ndryshojë ndonjëherë.

Lufta e Ftohtë i kishte rrënjët tek një diskurs, në të cilin duhej të fajësohej regjimi në Moskë, por populli sovjetik cilësohej i pafajshëm. Bashkimi Sovjetik përshkruhej si një burg, dhe udhëheqësit sovjetikë nuk u njohën asnjëherë si përfaqësues legjitimë të shoqërisë së tyre.

Në kontrast me idenë e një regjimi të mbrapshtë dhe të një populli të shtypur, në të cilin ndryshimi është ende i imagjinueshëm, një politikë që synon të krijojë në mënyrë të pandërgjegjshme një “zonë ruse të izolimit”, adopton një diskurs në të cilin Rusia është i pandryshueshme si qytetërim.

Ekzistojnë një mori arsyesh morale se përse Rusia duhet të getoizohet si një “Çernobilgjeopolitik”. Por trajtimi i Rusisë si një “Putin kolektiv”, do të ishte një gabim strategjik. Dhe ja përse. Së pari, nga ky koncept do të përfitonte kryesisht udhëheqësi rus.

Kjo i jep atij padashur legjitimitetin për të folur në emër të popullit rus. Akoma më keq: kjo qasje e justifikon narrativën e tij të shtrembëruar se e vetmja Rusi që mund të tolerojë Perëndimi është një Rusi e dobët ose e mundur. Nëse Rusia është një “Çernobil gjeopolitik”, strategjia e vetme e arsyeshme për çdo rus liridashës, është të largohet nga vendi.

Së dyti, një strategji e izolimit, është ndoshta vetë-shkatërruese sepse i jep fund interesit për atë që po ndodh në Rusi. Kjo parashikon që dështimi i rusëve për të folur kundër luftës, nënkupton se ky vend nuk do ta ndryshojë kurrë qëndrimin e tij ndaj konfliktit. Por ajo nuk merr parasysh faktin që disa rusë e mbështesin luftën jo sepse e mbështesin regjimin, por sepse shpresojnë në mënyrë irracionale se lufta do ta ndryshojë regjimin.

Njerëzit me mendësi opozitare, shpresojnë që një disfatë e ushtrisë ruse në Ukrainë do ta rrëzojë Putinin. Shumë prej mbështetësve të opozitës, po u shijon shkatërrimin i elitës ruse me pasuritë e tyre në parajsat fiskale në Perëndim, të pasuruar falë Putinit. Siç u shpreh edhe një këngëtar i njohur i muzikës rok, kur Perëndimi sekuestroi pronat e oligarkëve, rusët u bënë më në fund “të barabartë si në vitin 1917”.

Së treti, të vësh bast për një botë pa Rusinë është përfundimisht e kotë, sepse bota jo-perëndimore, e cila mund të mos jetë dakord me luftën e Kremlinit, vështirë se dëshiron që ta izolojë Rusinë. Shumë njerëz i shohin barbaritë aktuale si të neveritshme, por jo të jashtëzakonshme.

Vetë ata mbrojnë një qasje realiste pa vlera. Shumica e shteteve që presidenti amerikan XhoBajden ftoi në Samitin e tij për Demokracinë, nuk kanë vendosur ende sanksione ndaj Rusisë. Sulmi ushtarak i Rusisë në Donbas, vetëm sa po e përshkallëzon përplasjen midis atyre që e shohin Rusinë si të pariparueshme në aspektin moral, dhe atyre që e shohin atë si një realitet të pashmangshëm në politikën globale.

Kjo ofensivë do ta detyrojë opinionin publik evropian të zgjedhë midis “palës së paqes” (atyre që këmbëngulin se përparësia e Perëndimit duhet të jetë ndalimi sa më shpejt të jetë e mundur i armiqësive, edhe me koston e lëshimeve të mëdha nga Ukraina), dhe “palës së drejtësisë” (ata që këmbëngulin se prioritet duhet të jetë dëbimi i trupave ruse nga territori ukrainas edhe me çmimin e një lufte të zgjatur).

Paqja dhe drejtësia nuk rimojnë në historinë e Evropës. Nëse ju e quani pushtimin e Ukrainës si luftën e Putinit apo të rusëve, kjo nuk është një çështje shijeje, por një zgjedhje strategjike. Ajo sinjalizon pritshmëritë e Perëndimit për marrëdhëniet e tij me Rusinë pas Putinit, kurdo që të mbërrijë kjo kohë / Bota.al

Tags: interesi i perendimitlufta ne ukraineRusia
Previous Post

Maluma nderohet me statujë dylli

Next Post

Gjykata konfirmon se qeveria britanike neglizhoi të moshuarit në azile gjatë pandemisë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Gjykata konfirmon se qeveria britanike neglizhoi të moshuarit në azile gjatë pandemisë

Gjykata konfirmon se qeveria britanike neglizhoi të moshuarit në azile gjatë pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.