Raportohet sulmi mbi anijen Iraniane në Detin e Kuq nga forcat izraelite, afër gjirit të Yemen. Edhe pse anija po trasportonte vetëm mallra, oficerët izraelitë deklaruan që anija mund të ishte një bazë ushtarake për gardën revolucionare në Yemen.
Ministria e Jashtme e Iranit konfirmoi të mërkurën që anija transportuese MV Saviz e ankoruar në Detin e Kuq ishte dëmtuar gjatë një sulmi. Sipas oficerëve ushtarakë të Izraelit anija MV Saviz është parë në detet e Yemenit që nga viti 2016 duke heshur dyshime mbi si bazë për Gardën Revolucionare Paraushtarake (IRGC) për të furnizuar rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.
Anija u dëmtua pjesërisht nga minat nënujore që dyshohen të jenë vendosur nga Izraeli. Sipas Ministrit të Jashtëm Iranian, Khatibzadeh, tha se “anija ishte pjesërisht e dëmtuar, por fatmirësisht askush nuk ishte lënduar”. SHBA i tha gazetës sulmi i Izraelit ishte një “hakmarrje për sulmet e mëparshme iraniane mbi anijet e Izraelit”.