Tiranë- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Vjenë. Rama ka shprehur keqardhjen e tij për aktin terrorist, duke theksuar se lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre.
“Sebastian Kurz , jam me zemër të thyer nga sulmi terrorist në # Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me #Austrinë,”- shkruan Rama.