Evropa përjetoi temperatura mbi normalet javën e kaluar, ku moti i ftohtë i fillimit të shkurtit mbeti një kujtesë e largët.
Tashmë, klima e butë dhe shumë e thatë u zhvillua falë një zone të gjerë presioni të lartë, të kombinuara me erërat nga jugu drejt jugperëndimit, nga Maroku dhe Algjeria.
Disa rekorde të temperaturave të shkurtit të të gjitha kohërave u thyen, veçanërisht në Suedi, ku 16.8 gradë C u regjistrua në Kalmar më datë 25.
Në të njëjtën ditë, 22.1 gradë C u vu re në Makow Podhalanski, duke tejkaluar rekordin e Polonisë.
Edhe Gottingen në Gjermani gjithashtu regjistroi rritjen më të mprehtë të temperaturës së vendit në një javë, nga minus – 23.8 C në datë 14 deri në 18.1 gradë C regjistruar një javë më vonë.
Ndërkohë, pjesët veriperëndimore të Brazilit dhe Perusë janë prekur nga përmbytje të mëdha dhe rrëshqitjet e baltës gjatë ditëve të fundit pas shiut të rrëmbyeshëm.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në rajonin e Amazonës ndërsa lumenjtë shpërthenin brigjet e tyre.
Presidenti brazilian vizitoi zonën javën e kaluar për të parë dëmet, pasi mijëra mbeten pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike.