BRITANIA E MADHE– E reja britanike realizoi ëndrrën e saj 3 vite më parë kur ajo u bë një shofere autobusi në Londër.
Jodie Leigh Fox, 24 vjeç ka thënë se ajo e shijon shumë punën e saj dhe shpreson se do të jetë një shofere autobusi deri sa të dalë në pension.
E reja shtoi se çdo ditë ndeshet me komente të ndryshme nga njerëz të habitur që një vajzë e re dhe e bukur bën një punë të tillë.
“Njerëzit më thonë gjithmonë se jam shumë e bukur për të qenë një shofere autobusi, sidomos meshkujt, ndërkohë femrat shpesh më komplimentojnë”, tha 24-vjeçarja.
Pavarësisht vështirësive të punës, Jodie gjithmonë ka dashur të drejtojë autobusë, ajo shpreson që të luftojë stereotipin se shoferët duhet të jenë burra.
E reja britanike bën vazhdimisht trajnime dhe pajiset me kualifikime për të bërë punën e saj më së miri.