• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Jemi dëshmitarë të një tragjedie!” Si e vrau Putin shtypin e lirë të Rusisë?

13/03/2022
in Botë
0
“Jemi dëshmitarë të një tragjedie!” Si e vrau Putin shtypin e lirë të Rusisë?

Një javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, stafi i kanalit të fundit televiziv të pavarur rus, TV Rain, u mbyll. E ulur në studion e lajmeve, Drejtoresha e Përgjithshme dhe bashkëthemeluesja, Natalia Sindeeva, njoftoi mbylljen e televizionit. “Ne kemi nevojë për forcë, për të kuptuar se si të punojmë më tej. Shpresojmë shumë të kthehemi në transmetim dhe të vazhdojmë punën tonë.”

Stacioni ishte zyrtarisht i bllokuar nga rregullatorët e Rusisë, por edhe për pak kohë arriti të transmetonte informacionet e veta përmes YouTube.

“Të gjithë ndiejmë dhimbje dhe kemi frikë. Ne e kemi humbur këtë luftë, por ndonjëherë në luftë duhet të tërhiqeni. Mendojmë se tani kemi marrë vendimin e duhur për të mbajtur gjënë më të çmuar që kemi. Është jeta jonë, është detyra jonë. Ata u përpoqën të na etiketonin si individët më të këqij në vend, u përpoqën të na fajësonin edhe për disa krime imagjinare.”

Anëtarët e stafit TV Rain

TV Rain ka qenë prej vitesh në qendër të Kremlinit. Në vitin 2014, kreu një anketë në internet duke pyetur shikuesit nëse gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria sovjetike duhet ta kishte lënë Leningradin t’i dorëzohej gjermanëve, në mënyrë që të shmangte afërsisht një milion vdekje, që u shkaktuan nga bllokada naziste. Prindërit e Putinit i mbijetuan kësaj bllokade dhe qeveria e tij u zemërua që një demonstrim kaq i shenjtë trimërie, po vihej në dyshim dhe kjo sigurisht i kushtoi rëndë televizionit të pavarur.

Jill Dougherty nga CNN tregon eksperiencën e tij në TV Rain, Moskë: “Kam qenë i ftuar në këtë kanal disa herë dhe në vitin 2014, pranova të jap një intervistë. Kur më dhanë adresën e tyre u çudita: një ndërtesë private në qendër të Moskës. U ngjita në ashensor, trokita në derë dhe hyra në një studio të madhe të improvizuar në dhomën e ndenjes. Dhoma e grimit ishte në banjë. Të gjitha dritaret ishin të mbuluara me perde të errëta. U porosita të mos tregoja se ku ndodhej studioja.”

TV Rain për shumë kohë arriti të transmetonte lajmet, por vazhdimisht zemëronte Kremlinin me mbulimin e protestave antiqeveritare dhe aktiviteteve të opozitarit, Alexey Navalny. Në verën e vitit 2021, televizioni u shpall zyrtarisht “agjent i huaj” dhe iu kërkua të përfshinte një njoftim në çdo transmetim ose raport në uebsajt: “Ky raport (material) krijohet dhe (ose) shpërndahet nga një masmedia e huaj, duke kryer funksionet e një agjenti të huaj dhe (ose) një person juridik rus që kryen funksionet e një agjenti të huaj.”

Në javën kritike të pushtimit të Ukrainës, Rusia po vepronte edhe me censurimin e vendit të vet. Pjesë e kësaj censure u bë dhe TV Rain që në një mesazh në Telegram raportoi: “Në zyrën e Dozhdit kanë mbërritur dy policë, njëri prej tyre me rroba civile, duke lënë dy “paralajmërime” nga prokuroria, si dhe duke informuar kanalin se është kundër ligjit që mediat të përhapin material ekstremist”.

Përmendja e fjalës “luftë”, në pak kohë, u bë shkelje e një ligji të ri, i cili ndalon mediat që veprojnë në Rusi të përdorin fjalët “luftë”, “sulm” ose “pushtim”. Këto fjalë, kurrsesi nuk mund të përdoren si përshkrim i vendimit të Vladimir Putin, për të lëshuar forcat e tij kundër Ukrainës. Në vend të kësaj, ata duhet të përdorin frazën e përzgjedhur nga pushteti: “Operacion special ushtarak”. Shprehja “Jo luftës!” është bërë, së fundmi, thirrja e rusëve, të cilët rrezikojnë arrestimin gjatë protestave në rrugët e qyteteve anembanë vendit.

Transmetimi i fundit i TV Rain përfundoi duke thënë “Jo luftës!”, ndërsa të gjithë u larguan nga seti, me dhimbjen dhe frikën që iu lexohej lehtësisht në sy. Pasi u larguan nga studioja, kanali filloi transmetimin e filmit bardhezi të baletit të Çajkovskit “Liqeni i Mjellmave”, ashtu siç bëri televizioni sovjetik gjatë grushtit të shtetit të vitit 1991, kundër Presidentit Mikhail Gorbachev.

Mbyllja e Radiostacionit “Echo of Moscow”

Radiostacioni “Echo of Moscow”, është gjithashtu një tjetër viktimë e censurës absurde që Putin po ushtron mbi mediat. Stacioni daton që nga tentativa e dështuar e grushtit të shtetit të vitit 1991 kundër Gorbaçovit, kohë kur me guxim vazhdoi transmetimin kundër puçit. Sinjali i radiostacionit u dëgjua nga 1.8 milionë njerëz në shumë qytete ruse dhe u transmetua nga filialet në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik.

Radiostacioni “Echo of Moscow”

Nën direktivat e kryeredaktorit të tij të famshëm, Alexey Venediktov, stacioni përballoi përpjekjet e shumta të qeverisë për ta mbyllur atë. Venediktov, një gazetar energjik dhe me disa miq në administratën presidenciale, gjeti mënyra për të vazhduar transmetimin. Kjo përfshinte marrëveshjen për të lejuar “Gazprom Media” të bëhej aksioneri i saj dhe gjatë transmetimit, stacioni vendosi të zbusë tonet, duke komentuar në mënyrë më miqësore për Kremlinin.

Mirëpo këto “dinakëri”, duket se nuk funksionuan më kur nisi pushtimi i Ukrainës. Ashtu si TV Rain, Echo of Moscow u akuzua për “thirrje të aktiviteteve ekstremiste, dhunë dhe ndarje të informacioneve qëllimisht të rreme, në lidhje me veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë”. Dy ditë më vonë, bordi drejtues i stacionit votoi për mbylljen e tij.

“Eksodi” i gazetarëve

Shumë nga gazetarët kryesorë të Rusisë filluan të largoheshin nga Rusia që pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë, në vitin 2014. Ata u vendosën kryesisht në vendet baltike, veçanërisht në Letoni, si dhe në Poloni e Gjeorgji. Tani, me luftën në Ukrainë, kur qeveria po miraton ligje drakoniane të censurës, largimi i gazetarëve dhe jo vetëm, po merr formën e një eksodi.

Gazetari i TV Rain, Mikhail Fishman, u largua nga Rusia menjëherë sapo nisi pushtimi i Ukrainës. “Pashë transmetimin e fundit të kanalit tonë. Ishte e trishtë! E dija se kishte marrë fund, kur mbyllën faqen e internetit dhe në të njëjtën kohë mbyllën transmetimin e Echo Moscow. Ky është një moment shumë ndryshe, Rusia ka ndryshuar dhe Putini po ashtu është shumë ndryshe nga ai që ishte në vitin 2014. Mendoj se është e rrezikshme të jesh në Moskë tani”, deklaroi Fisherman. I pyetur nga CNN nëse kishte frikë për jetën e tij, ai përgjigjet: “Jo! Por kisha frikë. Kisha frikë se mund të më arrestonin në çdo moment. Kjo nuk është diçka që do ta mendoja në 2014-n, por tani, me siguri që mund të ndodhë”.

Gazeta “Novaya Gazeta”, një zë liberal, është ende në internet, por redaktori i saj, Dmitry Muratov – i cili ishte bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqen, vitin e kaluar – ka vendosur të mos raportojë për konfliktin në Ukrainë.

“Ne mbetemi këtu për të mbuluar një gamë të madhe temash. Korrespondentët e shërbimit informativ të Novaya Gazeta kanë punuar gjatë gjithë këtyre ditëve pa gjumë, dhe do të vazhdojnë të punojnë. Ne do të publikojmë me kujdes dhe qetësi pikën e kthesës globale që ndodhi në orën 5 të mëngjesit të 24 shkurtit dhe që po udhëheq jetën e secilit prej nesh.”

Dmitry Muratov

Bllokimi i çdo kanali informues dhe komunikues

Zërat kundërshtues mund të përhapen në disa faqe të mediave sociale dhe aplikacione të ndryshme, por bllokimi i Facebook, i cili është bërë një burim alternativ informimi për shumë të rinj rusë, do të jetë një goditje e madhe. Të rinjtë rusë kanë braktisur televizionin, i cili tani kontrollohet totalisht nga qeveria dhe është i mbushur me propagandë pro luftës. Ata informohen kryesisht në internet, duke marrë lajme nga kanale të ndryshme online, që përfshijnë edhe blogerët.

Vlogeri Yuri Dud, kanali i të cilit në YouTube ka më shumë se 9.8 milionë abonentë, është marrë me temën e pushtimit të Ukrainës dhe nuk është shmangur nga përdorimi i fjalës “luftë”, në diskutimin e tij të fundit me romancierin më të njohur bashkëkohor rus, Boris Akunin. Diskutime të tilla do të kishin qenë të vështira, por të lejueshme përpara pushtimit, ndërsa tani janë të paimagjinueshme. Vetëm disa ditë pasi Putin nisi pushtimin e tij në Ukrainë, rregullatori federal i internetit në Rusi bllokoi Twitter-in dhe aplikacionet e Apple dhe Google.

Uebsajtet ruse të BBC-së, filialit Deutsche Welle të Gjermanisë, si dhe disa faqe interneti të financuara nga SHBA-ja u bllokuan gjithashtu. Në të njëjtën ditë, Parlamenti rus miratoi një ligj që e shpalli të paligjshme përhapjen e “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse, me shkelje të dënueshme deri në 15 vjet burg.

Gazetari Fishman ende po përpiqet të kuptojë se si bota e tij u transformua në vetëm një javë. 

“Putini e ka shkatërruar gazetarinë profesionale, e ka eliminuar atë. Është një lloj transformimi nëpër të cilin Rusia kaloi në vitin 1917 (Revolucioni Bolshevik). Shkalla e transformimit është absolutisht e paprecedentë… është një tragjedi. Është një tragjedi që ne jemi dëshmitarë. Është një tragjedi historike.”

Mikhail Fishman

Marrë nga CNN

Tags: lufta ne ukrainemediat ne rusiRusiashtypi i lire ne rusi
Previous Post

“Qyteti i një mijë dritareve”, Granada u prezanton tifozëve Beratin e Myrto Uzunit

Next Post

Ulet papunësia më 2021, por 10 mijë më pak se para pandemisë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Ulet papunësia më 2021, por 10 mijë më pak se para pandemisë

Ulet papunësia më 2021, por 10 mijë më pak se para pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.