Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, merr gjithë vëmendjen e publikut me daljet e saj publike. 52-vjeçaren jemi mësuar ta shohin të kuruar në çdo detaj, por edhe kur është pa make-up dhe e veshur sportive. Së fundmi, ylli i muzikës është fotografuar pa pikë make-up në fytyrë teksa po bëhej gati për një vizitë të papritur në dyqanin e bukurisë, Sephora, në Beverly Hills.
Jennifer Lopez shfaqet pa make-up, 52-vjeçarja tregon si duket.
JLo u shfaq e veshur me një mantel të bardhë dhe nuk ngurroi që me 201 milionë ndjekësit e saj të ndante një video ku tregonte se po bëhej gati. Ajo shfaqi bukurinë e saj natyrale përpara se të vizitonte dyqanin.Këngëtarja me famë botërore mahniti fansat e saj teksa vendosi një gjerdan floriri dhe tërhoqi flokët e saj brune në një topuz të çrregullt përpara se të bënte një kalim të shpejtë të vetvetes së saj plot shkëlqim ndërsa shkonte për në Sephora.