Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen.
Ani Dyrmishi është emëruar në këtë post në vitin 2017. Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, por deri më tani mësohet se Dyrmishi ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.
Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi. Sakaq që prej vitit 2019 Ani Dyrmishi është kreu i Këshillit Bashkiak Durrës.