Qindra të rinj protestuan për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës, nga policia.
Protesta ka nisur para ministrisë së Brendshme ku një grumbull i madh personash po tubohen me pankarta dhe thirrje kundër ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama.
Ata kërkojnë të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Jep dorëheqjen, turp, poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani” – thërrasin ata.
Në protestë shihet edhe një arkë me hurma, ku sipas familjarëve të Klodian Rashës, ai në momentin e vrasjes kishte hurma.
Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar me hurma drejt ministrisë së Brendshme në shenjë revolte.
Po ashtu, ata kanë ndezur qirinj te shkallët e mistrisë në nderim të Klodianit.
Protestues të tjerë shprehen se kanë frikë edhe për jetën e tyre dhe kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit.