Dy raste të falsifikimit të dokumenteve të Covid-19 është goditur nga policia e Lezhës. Mësohet se një farmaciste 25-vjeçare me iniciale K.L. është arrestuar, ndërkohë që administratorja e këtij subjekti A. U., 35 vjeçe është shpallur në kërkim.
Të dyja shtetaset, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë pajisur rreth 500 persona me teste false për Covid-19 në këmbim të shumave monetare. Ato kërkonin 50 euro për testin me përgjigje negative dhe 100 për përgjigje pozitive.
Për të njëjtën vepër penale është vënë nën hetim administratori i një tjetër subjekti privat në Lezhë A. D., 49 vjeç pasi kryente tamponë për Covid në kundërshtim me procedurat standarde të përcaktuara në ligj.