• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Jeta e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda El Saied (FOTO)

23/11/2021
in Kulturë
0
Jeta e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda El Saied (FOTO)

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied ishte tronditëse për këdo që ka patur rastin të njohë nga afër artisten ose ta ndjekë atë përmes ekranit e së fundmi përmes rrjeteve sociale. Karriera profesionale, nga baleti në televizion, nga piktura te teatri, nga gazetaria te të drejtat e njeriut, si edhe jeta personale, nga tradhtia te dashuria, kanë qenë jo fort të zakonshme dhe si e tillë, figura e saj mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Me origjinë të cilën e ka përshkruar si “treçerek nga Sudani”, Hueyda lindi në Tiranë dhe u rrit nga e ëma pa praninë e të atit. Pas moshës 3-vjeçare, ajo ka rrëfyer se për shkak të sistemit komunist, të atin e takoi sërish pas 16 vitesh. ”Mamaja ime ka dhënë gjak për të më ushqyer mua,” u shpreh ajo në vitin 2017 në “Wake Up”.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Hueyda e gjeti rrugën për të ndjekur ëndrrën e saj, e cila në adoleshencë ishte baleti. Figura e saj u bë e njohur për publikun pasi u shpall fituese e konkursit të kërcimit “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Pas spektaklit, u bë pjesë e televizionit si moderatore, për shembull “Venus Talk Show” dhe herë pas here u shfaq në programe televizive si “Një këngë për ty”. Pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1994, Hueyda u vendos në Francë dhe vazhdoi karrierën në kërcim, si balerinë dhe koreografe në kanalet televizive France 2, TF1 dhe M6. Në atë periudhë, baleti ishte fusha ku u përqëndrua dhe u bë pjesë e shfaqjeve të ndryshme televizive për këngëtarë dhe grupe si Lara Fabian, Moos, Donna Summer, Nigel & Marvin dhe interpretoi në videoklipet e Alizée,  Florent Pagny, Fezaa, Etienne Daho etj.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

Përmes një çiltërsie që e karakterizonte vazhdimisht, Hueyda nuk ngurroi të fliste publikisht për tema private dhe delikate. Në 2017-n, ajo rrëfeu për “Top Show Magazine” se bashkëjetesa 5-vjeçare kishte fund për shkak të tradhtisë. “Si mund të ndihet një njeri që tradhtohet? Dy javët e para qava. Pastaj thash unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit. Jeta vazhdon.  Dashuria mbaron. Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabriel-in,” tha ajo asokohe. Megjithatë, artistja e gjeti sërish rrugën për te dashuria. Në fund të vitit të kaluar, u martua në një dasmë sekrete me partnerin Thierry Grosjean, i cili birësoi edhe djalin e saj nga marrëdhënia e mëparshme.

Përveç baletit, Hueyda lëvroi edhe fusha si letërsia me botimin e romaneve të saj “Ngjyra e lëkurës sime” dhe “Maska e zemrës”; teatri dhe filmi ku luajti në dramën “Duke pritur Godonë” në Teatrin Kombëtar të Kosovës apo rolet artistike në “The Dancer” dhe “Femme de loi”; modeling në fushata televizive në Francë, Belgjikë, Portugali etj; gazetari përmes shkrimit të artikujve të ndryshëm; dhe drejtësi dhe ligj, fushë në të cilën u diplomua shkëlqyeshëm me diplomë Master në “Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane” në Itali. Përpos këtyre fushave, Hueyda njihej më së shumti për pikturat në të cilat përziente materiale të ndryshme të frymëzuara nga kozmosi dhe galaktika. Disa prej tyre ishin pjesë e koleksioneve private të adhuruesve të pikturës nëpër botë.

Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda
Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda
Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda
Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda
Jeta jo dhe aq e zakonshme e një artisteje shumëdimensionale si Hueyda

“Më në fund, kam familjen që kam ëndërruar. Thierry me shaka thotë që na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua në katalog, por Gabrieli dhe unë themi të njëjtën gjë për të, ndaj falenderojmë Zotin që bëri që Thierry të ‘hapte’ faqen ku ishte fotografia jonë dhe nuk u tremb teksa pa që po lotonim. Përfundimisht jeta ka më shumë imagjinatë se ne dhe është e bukur, shumë e bukur madje.”

El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare. Ndonëse nuk foli kurrë për sëmundjen, ajo vuante nga kanceri i gjirit në një fazë të zhvilluar. El Saied do të kujtohet si një nga portretet më të ëmbla të ekranit shqiptar, si vajza e shumë talenteve, e cila përcillte gjithmonë pozitivitet në çdo intervistë të saj./ Anabel

Tags: artistja shqiptaro egjiptianeHueyda El Saiedndahet nga jeta hueyda el saied
Previous Post

Banka Qendrore e Austrisë: Shqiptarët kanë njohuri të dobëta për pasojat afatgjata të borxhit të lartë

Next Post

FOTO/ Video call dhe telefonata me jashtë, zbulohet pajisja që kishte krijuar Admir Tafili në qelinë e burgut

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Sot 555 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

17/01/2023
New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

New York Times rendit lumin e Vjosës ndër vendet e para për të vizituar në 2023! Rama: Në pranverë e shpallim Park Kombëtar

13/01/2023
Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

Golden Globes 2023/ Lista e plotë e fituesve në ceremoninë e 80-të të filmit dhe kinematografisë

11/01/2023
Next Post
FOTO/ Video call dhe telefonata me jashtë, zbulohet pajisja që kishte krijuar Admir Tafili në qelinë e burgut

FOTO/ Video call dhe telefonata me jashtë, zbulohet pajisja që kishte krijuar Admir Tafili në qelinë e burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.