Tiranë- Studentët që shihni në këtë video duhet të ishin në auditorët e universitetit dhe jo në rrugët e Tiranës, për t’i kërkuar qeverisë të aprovojë hapjen e universiteteve.
“Jo mësim online!“,- ngritën njëherazi zërin për të kërkuar mbështetjen e portalit Alba News të jenë pranë tyre në protestën e ditës së nesërme për të raportuar kërkesën e tyre, deri në momentin e marrjes së një përgjigjie. Këto ishin thirrjet e studentëve që mbërritën sot në redaksinë e Alba News.