Xho Bajden ka fituar edhe në shtetin e Xhorxhias dhe 16 votat e saj elektorale.
Bajden tani ka 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të Presidentit Trump.
Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për demokratët. Fitorja e Bajden rrit epërsinë e tij në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit Donald Trump. Bajden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të ciliat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016. Trump fitoi Xhorxhian në vitin 2016, duke marrë 5 përqind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.
Xhorxhia nuk kishte votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit.