SHBA-Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu kanë përllogaritur të gjithë mediat e huaja, të cilat kanë bërë me dije se votat e munguara për t’u bërë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Biden-it ia ka “dhuruar” vendi ku lindi: Pensilvania.
20 votat elektorale të Pensilvanisë kanë bërë që kandidati demoktat të sigurojë më shumë se minimumin e 270 votave elektorale që i duheshin për të “thyer” kundërshtarin e tij, Donald Trump. Ky i fundit pritet që të dalë shumë shpejt në një konferencë për shtyp, por nuk dihet nëse do ta pranojnë rezultatin, pasi prej ditësh pretendon se i janë prekur votat.