• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Joe Biden urdhra ekzekutivë mbi migracionin, kërkon shfuqizimin e politikave të Trump

03/02/2021
in Botë
0
Trump dhe Biden

Trump dhe Biden

SHBA– Presidenti i SHBA-së Joe Biden po urdhëron një rishikim të procedurave për shqyrtimin e kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë dhe në sistemin e migracionit pjesë e përpjekjeve për të zhbërë disa nga politikat e vijës së ashpër të ish-Presidentit Donald Trump. Lajmi u njoftua nga dy zyrtarë të lartë të administratës.

Biden do të krijojë gjithashtu një grup pune për të ribashkuar familjet migrante të cilat u ndanë në kufirin SHBA-Meksikë si pasojë strategjisë së vitit 2018 të administratës Trump për “tolerancë zero”.

Mbështetësit e migracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate të lëvizë me shpejtësi, por zyrtarët thonë se u duhet kohë për të zbardhur shumë shtresa kufizimesh lidhur me migracionin të vendosura gjatë mandatit të zotit Trump si dhe për të vendosur sisteme të reja, më miqësore ndaj migrantëve.

“Riparimi i plotë i veprimeve do të marrë kohë dhe kërkon një qasje e qeverisje të plotë“, tha një nga zyrtarët.

Urdhrat ekzekutivë të Presidentit Biden që pritet të firmosen të martën nuk do të adresojnë çështjen për shfuqizimin e një urdhri të firmosur gjatë periudhës së pandemisë nën administratën Trump, njohur si “Titulli 42”. Ky i fundit i lejon zyrtarët e kufirit që të dëbojnë pothuajse të gjithë njerëzit e kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Sipas zyrtarëve Presidenti Biden do të kërkojë rishikimin e një rregulli të vendosur gjatë administratës Trump i cili e ka bërë më të vështirë për emigrantët e varfër që të sigurojnë qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu do të urdhërojë një rishikim të Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), një program që ktheu 65,000 azilkërkues sërish në Meksikë në pritje të seancave gjyqësore në SHBA. Shumica u kthyen në vendet e tyre, por disa mbetën në një kamp të improvizuar pranë kufirit meksikan.

Administrata e zotit Biden tashmë ka ndaluar shtimin e njerëzve në program, por ajo ende nuk ka e përshkruar se si do të përpunojë kërkesat e atyre që janë regjistruar tashmë.

“Nuk mund t’u them saktësisht se sa kohë do të duhet për të vendosur një zgjidhje alternative ndaj asaj politike“, u tha gazetarëve të hënën një tjetër zyrtar në përgjigje të pyetjes së një reporteri në lidhje me përpunimin e njerëzve të regjistruar në program.

Chad Wolf, ish-sekretari i Departamentit për Sigurinë e Brendshme nën administratën Trump, tha në një intervistë se ndalimi i programit (MPP) do të ishte një gabim sepse ai kishte qenë një parandalues efektiv i migracionit të paligjshëm.

“Nëse ka një rritje të migrantëve, po hiqet nga tavolina një nga mjetet kundër kësaj dukurie”, tha ai duke iu referuar programit.

Shtëpia e Bardhë thotë se i duhet kohë për të vendosur mbi çështje të migracionit.

Këshilltarët e Presidentit Biden kanë thënë gjatë muajve të fundit se ata nuk do t’i ndryshojnë menjëherë politikat kufitare dhe ato të azilit të vendosura gjatë administratës Trump për shkak të shqetësimeve në lidhje me inkurajimin e migracionit të paligjshëm gjatë pandemisë së koronavirusit. Vetë Biden tha në dhjetor se administrata e tij kishte nevojë të vendoste një “gardh mbrojtës” në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mos “përfundonin me dy milionë njerëz në kufi”.

Veprimet e zotit Biden të martën pasojne gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej axhendën e tij ambicioze pro-emigrantëve që kërkon të fshijë politikat kufizuese të zotit Trump ndaj imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm.

Marre nga Voa

Tags: joe bidenkufiri shba-meksikepolitikat e emigracionit ne shbapolitikat e trump
Previous Post

‘Mos u mbyllni në vetvete, shfrytëzoni rastin’, horoskopi nga Paolo Fox për ditën e sotme

Next Post

Politikat e taksave, si të ulëta ashtu dhe të larta, nuk i kanë shërbyer rritjes ekonomike

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Politikat e taksave, si të ulëta ashtu dhe të larta, nuk i kanë shërbyer rritjes ekonomike

Politikat e taksave, si të ulëta ashtu dhe të larta, nuk i kanë shërbyer rritjes ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.