Jozefina Topalli, aktualisht drejtuesja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, ka pohuar se do e marrë vaksinën kundër koronavirusit.
E ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Topalli është shprehur se nuk është radha e saj për marrjen e vaksinës.
“Do e bëja menjëherë, por s’më takon mua me e ba tashti. Do doja që ta bënin njëherë infermieret, mjekët, të moshuarit”, tha ajo.
Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 nisi sot në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë.