Tiranë- Një mjek i spitalit të ‘Shefqet Ndroqi’, ka rezultuar me Covid-19 edhe pse ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.
Mësohet se mjeku, i cili nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrin e tij, ka ndjerë shqetësime dhe ka pasur simptoma të virusit, pak ditë pasi ai kishte injektuar dozën e dytë të vaksinës. Pas simptomave, ai ka kryer tamponin ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19, i cili më pas është karantinuar në banesë ku po merr trajtimin mjekësor.
Sipas Syri.al, mjeku është vaksinuar dhe infektuar në harkun kohor të një jave.
Kujtojmë që ekspertët e mjekësisë kanë deklaruar se është e nevojshme që të merren dy doza të vaksinës në mënyrë që trupi të fillojë të krijojë antitrupa ndaj virusit. Ky është rasti i dytë pas mjekut Pëllumb Pipero, i cili në fakt kishte marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.