Tiranë- Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP, rënien e numrit të të shtruarve në spitale, e shpjegon me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19.
Sipas saj, ky është shpjegimi për uljen e kërkesës për trajtim spitalor në javët e fundit.
“Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohe duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”, tha Tomini për KlanTv.
Sa i pwrket luhatjet e kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave, Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë.
“Pritet një tendence në rritje në këto tre javët e parë të muajit Janar. Gjithsesi luhatjet e kurbës epidemike janë edhe sjellje fiziologjike të virusit dhe varet nga hetimi epidemiologjik, numri i rasteve që kërkojnë referencë. Prandaj hera herës kanë dhe luhatje të pozitivitet të konfirmuar kundrejt referimit”, tha ndër tw tjera Tomini.