Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli i është drejtuar me një mesazh demokratëve duke deklaruar se duhet kapërcyer tronditja dhe hutimi për të punuar bashkë për ringritjen e partisë.
Kadilli shprehet se duhet një projekt i ri dhe manifest i ri politik duke u ndarë nga rruga e vjetër.
Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur.Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri.
Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.
Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd”, shprehet Kadilli.