Është një nga arsyet që ju ngriheni nga shtrati, por për shumë nga ju që nuk e dini, kafeina ka një rol tjetër tani: merr pjesë edhe në industrinë e kujdesit për flokët.
Dhe ndryshe nga disa përbërës të tjerë të njohur, kjo mbushje e re e shampove, kondicionerëve dhe trajtimeve me kafeinë, ka një shkencë mjaft të fuqishme pas saj.
Kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, shpjegon Bridgette Hill, një trikolog dhe kolorist në Paul Labrecque Salon and Skincare Spa. Dhe kjo është thelbësore, sepse gjaku është ai që ushqen kokën me oksigjen dhe lëndë ushqyese, të cilat nevojiten edhe për të pasur flokë të shëndetshëm.
Kjo vlen shumë për ju që vuani nga flokët e thatë apo të rrallë, të cilët mund të jenë pjesë e gjenetikës. Produktet e përbëra nga kafeina mund të jenë një shtesë e rëndësishme në rutinën tuaj.
Në lidhje me humbjen e flokëve: Kafeina natyrshëm kundërvepron me DHT, hormonin përgjegjës për të, thotë dermatologu Dhaval Bhanusali.
Pra, në thelb, mendoni për kujdesin për flokët me kafeinë si një formë parandalimi dhe si një mënyrë proaktive për të patur flokë më të gjatë, më të trashë dhe të shëndetshëm./ Revista Class