Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë, Pogradec. Sipas informacioneve, 42 vjeçari Kledjan Çollaku po përballej me një situatë të rënduar psikologjike pasi kishte kaluar Covidin më shumë se 2 javë më parë.
Njerëz që e njihnin konfirmuan se atij i ishte fiksuar në kokë se do vdiste nga ajo që kaloi dhe duket se rëndesa psikologjike e ka çuar në vetëvarje. Ndonëse nuk kishin probleme ekonomike apo të tjera që mund ta çonin 42 vjeçarin, babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.