Gjykata e Apelit ka refuzuar për herë të tretë kërkesën e gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia. Hoxha kërkoi që të lihej e lirë, pasi sipas saj duhet të kujdeset për fëmijët, më specifikisht për djalin, vajzën dhe babain.
Avokati i saj paraqiti një raport shëndetësor për gjendjen e fëmijëve të Hoxhës. Djali i ish-gjyqtares vuan nga një sindromë e rëndë, ndërsa vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore.
Duket se kjo arsye nuk ishte shumë bindëse për Gjykatën, e cila vendosi që ta linte sërish brenda qelisë.