Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar më një pronar të një biznesi të vogël në Tiranë për t’u njohur nga afër me shqetësimet dhe problemet. Pronari, Gjok Bunaj i është ankuar Bashës, duke i thënë se biznesin e tij e konsideron të falimentuar si pasojë e pandemisë pasi nuk ka xhiro ndonëse paguan detyrimet ditë për ditë.
Nga ana tjetër lideri opozitar deklaroi se qytetarëve shqiptarë u duhet një qeveri që punon dhe do të sjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe jo një qeveri që merret gjithë kohës me politikë e merret me Instagram.