Albert Zaja, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kanë qënë 11 efektivë të RENEA-s të cilët shoqëronin Zajën, i cili ishte me pranga në dorë, me xhup të errët dhe kapuç në kokë. Në Gjykatë kanë qënë forcat Renea të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.
Përballë trupit gjykues ai është shprehur se ka frikë nga ajo se çfarë mund të vijë më pas, ndaj kërkon që të rrijë në burg. Mirëpo, ai ka shtuar se atë ditë ka qënë në Vlorë, në një makinë të shokut të tij.
Arrestimi i Zajës u bë tre ditë më parë nga forcat RENEA në Nikël. Në momentin e arrestimit ai kishte me vete një armë madje tentoi të largohej mirëpo ishte e pamundur.
Albert Zaja, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ende vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë. Të katërt, akuzohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe se janë paguar për të ndjekur viktimën për afro dy muaj, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan. Ndërsa urdhëruesit, nuk dihet ende se kush janë.