Departamenti i shëndetit në Kanada ka deklaruar se vaksina AstraZeneca është efektive kundër Covid-19. Sipas Reuters, autoritetet kanë deklaruar se nuk ka asnjë raport që shkakton mpiksje gjaku.
Gjithashtu, departamenti i shëndetësisë ka përmendur se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë.
“Health Canada vazhdon të jetë në kontakt të rregullt me rregullatorët ndërkombëtarë dhe prodhuesit e vaksinës AstraZeneca për të shqyrtuar të gjitha provat ndërsa ato bëhen të disponueshme,”-ka thënë departamenti në deklaratën e tij.
Kanadaja, ka marrë 500,000 doza AstraZeneca të prodhuara në Institutin Serum të Indisë dhe pret që të marrë 1.5 milion më shumë deri në maj.