Kancelari austriak, Sebastian Kurz iu është bashkuar mesazheve të urimit drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas rezultatit që mori PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ Kurz thekson se pret që marrëdhënia mes dy vendeve të forcohet edhe më tej, për të luftuar pandeminë dhe hyrjen e Shqipërisë në BE.
“Urime për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Austria pret që të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë -COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.”, -shkruan në mesazhin e Kruz.