TIRANË– Një vajzë e re ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit pasi një 24-vjeçar e ka kanosur duke i kërkuar para.
Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se e reja ka bërë kallëzimin në polici, pas kërcënimeve të shumta që ka marrë.
Pas denoncimit, policia ka shpallur në kërkim të riun me inicialet K.K., dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë: Më datë 09.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. K., 24 vjeç, sepse nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.