Rreth 62 oficerë policie u plagosën dhe 81 njerëz u arrestuan në të ashtuquajturat “marshime të lirisë” në të gjithë Francën.
Arrestimi erdhi pasi rreth 133 mijë qytetarë dolën në protesta në disa qytete, ku së paku 46 mijë njerëz ishin vetëm në Paris, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, e cila citoi ministrin e brendshëm.
Demonstrata u zhvilluan në të gjithë vendin kundër një projektligji të ri të diskutueshëm që do të ndalonte imazhet e policisë dhe do të rriste mbikëqyrjen, raporton euronews.
Në Paris, ku shpërthyen trazira individuale, protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë, duke plagosur 62 policë, ndërsa 81 protestues janë arrestuar.
Në Rennes, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Strasburg, Marseille dhe Lyon.