Fundjava me diell dhe temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të dynden drejt bregdetit për të kaluar ditët e pushimit në plazh. Për shkak të lëvizjes së madhe të automjeteve në rrugë është shkaktuar kaos në dalje të Elbasanit.
Mësohet se radhë të gjata makinash janë krijuar në rrugën që të çon në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë dhe si pasojë qindra automjete janë bllokuar në trafik. Ndërkohë që Policia Rrugore nuk ka marrë masa për zbutjen e trafikut.