Aeroporti Heathrow në Londër ka urdhëruar linjat ajrore të mos shesin më bileta gjatë sezonit veror, ndërsa ka vendosur edhe një kufi për numrin e pasagjerëve.
Bëhet fjalë për 100 mijë pasagjerë në ditë, kufi ky që do të qëndrojë në fuqi deri më 11 shtator.
Ndër aeroportet më të ngarkuara në botë, Heathrow është prekur nga kaosi që ka përfshirë edhe vende të tjera europiane. Për rrjedhojë, pasagjerët janë përballur me anulim të fluturimeve dhe humbje bagazhesh.