Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, i cili u kap më 14 maj me 1 kg kokainë në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonte. Efektivi i policisë ka mohuar se i përkiste atij sasia e lëndës narkotike.
Po ashtu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa “arrest shtëpie” është dhënë për Luan Gaçi. Dedë Nimani, i dyshuari si bashkëpunëtor i efektivit të RENEA-s, ka pranuar se shiste drogë për arsye ekonomike dhe për shkak të situatës shëndetësore të familjes.