Itali– Finalizohet operacioni në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, që çoi në lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë.
Në vijim të bashkëpunimit u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. S., 34 vjeç, duke u finalizuar me esktradimin e tij drejt vendit tonë.
Shtetasi Malvin Skarra është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali. Ky shtetas, në datën 15.03.2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit”, Dibër, ka plagosur për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. O.