Autori i sulmit të Qendrës Shëndetësore në lagjen ‘Skënderaj”, në Elbasan ka rënë në pranga.
Referuar njoftimit të policisë së qytetit bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi A.B., banues në Elbasan.
Pas arrestimit A.B., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës”, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:
A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.