Një sasi rekord heroine është kapur në portin e Durrësit. Si rezultat i finalizimit të operacionit “Portëz” 45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë janë sekuestruar pas kontrollit të një kamioni “Scania”.
Në pranga kanë rënë: Olgert Duda, 36 vjeç, banues në Fier dhe Arian Çerma, 45 vjeç, banues në Durrës. Olgert Duda ishte drejtuesi i kamionit ndërsa Arian Çerma është personi që e ka në pronësi. mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e kamionit dhe kishte si destincaion final Italinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim.