Tiranë- Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si Stresi është tërhequr nga protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Në një video-live në Instagram, ai ka shpjeguar gjithçka për ndjekësit. Sipas reperit i cili ka 5 ditë maleve, ai nuk ka frikë, por mbrohet.
“Unë hapa kauzën më të fortë. Nuk më intereson çfarë vjen pas kësaj kauze. Kjo është, kjo ishte kauza domethënë. E patë intervistën timë. E pashë edhe videon që kryekurva e Tiranës shkoi tek familja e Klodianit. Unë nuk i kisha pranuar ata që më vranë djalit. Kurrë në shtëpi! Nuk kam gjë kundër. Nëse e kam bërë për arsye politike, zoti ma çoftë në familjen time. Nuk e kam bërë për politike. Me lot në sy kam hyrë në protestë. Mund të tregojnë gjithë protestuesit për çfarë kam bërë unë në protestë. Nuk mu ka tharë fytyra prej lotëve. Në momentin e parë që kryetari i Bashkisë, nuk duhet t’i prisnin hiç. Por unë këtej jam. Unë nuk tutem por ruhem, o idiota. Unë e hapa, tani le ta vazhdojnë. Me fjalë e çojnë të gjithë në fund. Zoti iu rujtë të gjithëve. Nëse iu rrini me familjen time dhe më ndihmoni në mërzitë e mia po vij prapë. Por secili ka mërzitë e veta. Kaq munda vëlla. QË 5 ditë jam pa gjumë, 5 ditë maleve. Më vjen shumë keq për ju, ia kam lënë Zotit në dorë nëse kam hile në këtë gjë. Jam me të madhin Zot prandaj i kam rrugët e hapura. Sa ta kem bablokun në qiell nuk më ndal asnjë gojë e ligë. Asnjë uniformë. Habiteni si i kam rrugët e hapura. Unë jam me popullin për çdo sfidë. Që prej tërmetit. As në këngë, nuk kam thënë kam Rolexa. Kam qënë njësh me popullin. Kështu që… Hajde natën e mirë të gjithëve. Zoti qoftë me ju. Kaq ishte kauza ime, nuk kam pasur punë me asgjë. Kam dhënë qënë që gjithë policët nuk janë një polic. Arkimedi bëri sa mundi, hajde për të mira dhe gëzime. I bëj thirrje shtetit që çohuni gjithmonë për kauza të tilla,”-u shpreh Stresi.