Gjykata Administrative shpall mos-kompetencën për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për karantinimin e emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia. Administrativja e kalon për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor, i cili do të mblidhet me urgjencë për ankimimin.
LSI ankimoi vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që vendosën karantinim dy javor për emigrantët. Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.